MENU
klinika

"Kosova është e gatshme të..."

Zyrtari kosovar arrestohet në Serbi, Pacolli i shkruan Mogherinit

27.05.2019 - 11:50

Zyrtari i Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokaj është arrestuar ditën e djeshme në Serbi.

Në lidhje me këtë ngjarje, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka shkruar Federica Mogherinit.

Pacolli ka kërkuar nga BE të ndërhyrjë në mënyrë që të ndalojnë këto veprime të Beogradit.

Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore”, ka shkruar Pacolli.

Ai i ka bërë thirrje BE-së që të ndërhyjë dhe të ndalojë këto veprime nga Beogradi.

Kosova është e gatshme të marrë masa për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare.”, ka paralajmëruar Pacolli.