MENU
klinika

Largohen nga çadrat

11 ditë nga tërmeti/ Banorët e Korçës strehohen në shkolla

11.06.2019 - 22:02

Banorët e Floqit kanë filluar heqjen e çadrave nga fusha e fshatit ku ishin strehuar prej ditësh pas lëkundjeve të tërmetit që prekën pak ditë më parë fshatin e Korçës.

Anëtarët e familjes së fundit që u larguan nga çadra për t’u shpërngulur tek ambientet e shkollës shprehen se jetesa në çadra ishte tepër e vështirë dhe thuajse e pamundur duke e krahasuar me qëndrimin në sera.

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ishte i pranishëm në Floq ku ndoqi nga afër heqjen e çadrave teksa u shpreh se komisionet po vijojnë punën e tyre intensive për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga tërmeti.

Ndërkohë prefekti i Korçes, Dhori Spirollari u shpreh se tashmë janë marrë masat për krijimin e kushteve të nevojshme dhe të përshtatshme për akomodimin e banorëve të shpërngulur në ambientet e shkollave.

Fshati Floq i Korçës më datë 1 Qershor u prek nga tërmetet ku për pasojë u dëmtuan rreth 60 banesa të cilat priten të rindërtohen nga qeveria.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit