Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me një postimi në “Twitter” kreut të PD-së Lulzim Bashës ne lidhje me avokatin gjerman, që sipas kryedemokratit, ky i fundit paguhet 13 euro në minutë.
Shefi i qeverisë, Edi Rama përmend sërish akuzat për financime ruse për Partinë Demokratike, ndërsa tha se Basha është marrë i pandehur.
Sipas kryeministrit, gjyqi me gazetarin e “Bild” Peter Tiede do të bëhet në Gjermani dhe faturat do të publikohen në vendin tonë duke shtuar se e vërteta për përgjimet do të dalë në dritë të diellit.
“Artist,ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.
Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit!
Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë. Gjermanisht?”-shkruan Rama.