29.06.2019 - 20:25
Ndërkombëtarët vijojnë të bëjnë thirrje që të shmangen aktet e dhunës në Shqipëri, teksa nesër do të zhvillohen zgjedhjet vendore.
Mes reagimeve të ndërkombëtarëve është edhe ai i deputetit gjerman, Manuel Sarrazi.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, ligjvënësi gjerman shprehet se dënon të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri.
Ai iu bën thirrje të gjitha palëve politike të mundësojnë dhe sigurojë një protestë paqësore.
“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri që dëmtojnë zgjedhjet lokale nesër dhe progresin e bërë në procesin e integrimit në BE.
U bëj thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore”, shkruan Sarrazin.