MENU
klinika

Mosdeklarimi i të ardhurave

‘5 milionë lekë gjoba për zyrtarët’

04.06.2019 - 16:54

Modeklarimi i të ardhurave si dhe detyrimet e paplotësuara nga ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” kanë bërë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit të arkëtojë të paktën 5 milionë lekë nga masat administrative.

Në raportimin periodik 4 mujor të ILDKPKI bëhet me dije se nga janari në prill 2019 të ardhurat e arkëtuara janë saktësisht 5.08 milionë lekë dhe pjesën më të madhe të tyre e zëne të ardhurat që janë ekzekutuar me detyrim. Kjo do të thotë që janë zyrat e përmbarimit ato që kanë ekzekutuar pagesat çka përkon me 20 raste.

“Ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat e Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë. Për këtë periudhë vjetore janë ekzekutuar tërësisht gjithsej 20 raste në vlerën 2.72 milionë lekë” thuhet në raportin e ILDKPKI.

Nga ana tjetër i njëjti nënvizon se ka vijuar  arkëtimi i gjobave për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore gjatë zbatimit të ligjit nr.9049 datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë” i ndryshuar parandalimit dhe goditjes së korrupsionit në sektorin publik privat në përputhje me ligjin nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” nga subjektet në sektorin publik dhe privat.

Në total për këtë grup si katër mujor janë gjithsej 8 raste gjobash të arkëtuara me një vlerë 2.36 milionë lekë.

Nga ana tjetër ILKPKI ka raportuar edhe të dhënat për shpenzimet e bëra nga institucioni të cilat për 4 mujorin ishin planifikuar në nivelin 55.3 milionë lekë por që janë realizuar në total 43.9 milionë lekë çka është sa 79 për qind e planit. Kursimi duket se lidhet me faktin që nuk janë zbatuar shpenzimet për investime ndërkohë që është kursyer edhe një pjesë nga fondi i pagave.