MENU
klinika

Mësojini!

6 Këshilla për të shmangur gabimet që bëjmë me ilaçet

14.06.2019 - 19:38

1. Zbuloni emrin e ilaçit tuaj.

Në vend që thjesht të lini mjekun të shkruajë një recetë dhe më pas të largoheni, sigurohuni që të kërkoni emrin e ilaçeve.

Në këtë mënyrë do të vini re nëse farmacia ju jep diçka të ndryshme. Gjithashtu, çdo herë që të merrni një rimbushje, shikoni ilaçet para se të largoheni nga farmacia për t’u siguruar që të duket e njëjtë me atë që keni pasur më parë. A është e njëjta ngjyrë, madhësi, formë dhe cilësi? A është paketimi i njëjtë? Nëse ndonjë gjë rreth ilaçeve duket ndryshe, pyesni farmacistin për këtë.

2. Bëni pyetje rreth mënyrës së përdorimit të ilaçeve.

Është e rëndësishme të zgjidhni mjekun dhe farmacistin që ndiheni rehat, në mënyrë që lirisht të bëni pyetje . Disa pyetje që duhet të bëni patjetër : Çfarë duhet të bëj nëse harroj një dozë? Duhet të marr këtë medikament para, gjatë ose pas ngrënies? Cila duhet të jetë koha mes secilës dozë? Çfarë efekte anësore mund të kem? Kur duhet të kontaktoj mjekun ose farmacistin nëse kam disa efekte anësore? A ka ndonjë ilaç, ushqim apo aktivitet tjetër që unë duhet të shmange gjatë përdorimit të këtij ilaçi? A duhet mjekimi të ruhet në frigorifer ose në temperaturë dhome? Merrni shënime ose kërkoni nga mjeku që të shkruajë udhëzimet ose informacione të tjera që janë të rëndësishme për të mësuar rreth ilaçeve apo kushteve tuaja për t’ju ndihmuar ti mbani mend.

3. E dini se çfarë është ilaçi juaj?

Stephen Setter, Pharm.D., Profesor i asociuar i farmakoterapisë në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit , thotë se një nga pacientët e tij gabimisht mendonte se medikamenti i saj i glaukomës ishte për trajtimin e dhimbjeve të kokës. “Pra, ai po merrte medikamente vetëm kur kishte një dhimbje koke, por duhet ta kishte marrë çdo ditë për të trajtuar sëmundjen e tij të syrit”, thotë Setter. Është e rëndësishme të kuptoni ilaçet tuaj, sepse keni më shumë gjasa ta përdorni atë në mënyrë korrekte, më shumë gjasa të dini se çfarë duhet të presin nga ilaçet dhe të raportoni problemet tek mjekët dhe farmacisti.

4. Lexoni etiketat e ilacit dhe ndiqni udhëzimet.

Para se të përdorni ndonjë ilaç, duhet të dini se kur duhet ta përdorni, sa sasi duhet përdorur dhe sa kohë duhet ta përdorni. Sigurohuni që të lexoni etiketën e ilaçeve çdo herë. Në mes të natës, ju mund të vendosni pika për veshë apo sy ose t’i jepni fëmijës një ilac që është për fëmijë më të rritur nëse nuk jeni të kujdesshëm në kontrollimin e etiketës. “Përdorni pajisjen matëse që vjen me ilaçin. “Nëse nuk keni një masë për matjen e ilaçit të lëngshëm, kërkoni një në farmaci.” Gjithashtu, lexoni tërësisht informacionin e mjekimit të pacientit që vjen me recetën para se të përdorni ilaçin tuaj.

5. Mbani mjekun të informuar rreth barnave dhe shtojcave dietike (duke përfshirë vitaminat dhe herbalet).

Bëni një zakon të tregoni listën tuaj të medikamenteve tek të gjithë mjekët që mund të bëni kontrolle në çdo vizitë , farmaci dhe spital. Përfshini në listë të gjithë ilaçet të recetave, si dhe shtesat dietike, duke përfshirë vitaminat dhe herbalet. Mjekët do të ndihmojë që të mos përdorni dy barna me të njëjtin përbërës aktiv ose të përdorni ndonjë gjë që do të ndërveprojë me diçka tjetër që po përdorni.

6. Mbajeni listën e barnave me vetë në çdo kohë dhe tregojani dhe dikujt tjetër.

Mbani një listë të barnave dhe shtesave dietike në çdo kohë, si në portofol ose çantë dhe mbani një kopje në shtëpi . Ndani një kopje të listës së barnave me një anëtar të familjes ose me mik, ose lereni ta dinë se ku e mbani listën. Në raste urgjente, ai person do të jetë në gjendje të informojë mjekët për medikamentet dhe shtesat ushqimore që përdorni.d