MENU
klinika

Reagimi i dytë

7 policë të plagosur/ Lleshaj: Do të ketë përgjegjësi para ligjit

02.06.2019 - 21:57

Ka reaguar sërish përmes një postimi në twitter ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

“Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit.” – shkruan Lleshaj.

Ky është reagimi i tretë i ministrit Lleshaj brenda pak orësh, nga nisja e përshkallëzimit të protestës.

Më herët Lleshaj apeloi kryedemokratin Lulzim Basha të ndalojë sulmet ndaj policisë.