MENU
klinika

Mbyllet procesi

“85% e shqiptarëve refuzuan”/ Kryemadhi: Bye bye Edi!

30.06.2019 - 20:21

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi e përshëndet Ramën në anglisht, duke i thënë mirupafshim.

  • Postimi:

85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.

Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve

P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi