MENU
klinika

"Gol", jehona për të cilën kishim nevojë!

Abidin Dino, shqiptari i gdhendur në galeritë dhe muzetë e botës

29.06.2019 - 18:12

Abidin Dino (1913-1994) ishte piktor i shquar shqiptar.

Abedin Dino bënte pjesë në rrethin e intelektualëve më të njohur të kohës. Prindërit e tij emigruan fillimisht në Greqi dhe më pas u vendosën në Turqi ku Abidini ka qenë një nga themeluesit e “Grupit D” në Stamboll, që vlerësohet si fillimi i avangardës në pikturën turke. Pas një qëndrimi dyvjeçar në Moskë, më 1938 u vendos në Paris ku jetoi e krijoi deri në fund të jetës.

Në kryeqendrën franceze Dinos iu krijua mundësia të punojë dhe të ekspozojë për disa kohë pranë dy prej mjeshtërve më të shquar të pikturës botërore Pablo Picasso, Mark Chagall dhe, në vitin 1955, hapi ekspozitën e parë vetiake në Paris. Përveç Francës tablotë e Abidinit u ekspozuan në Nju Jork, Amsterdam, Cyrihu, Kaliforni, Moskë, Venedik, Romë, Stamboll, Athinë, Danimarkë, etj., dhe asnjëherë në Tiranë. Në një nga enciklopeditë e pikturës franceze A. Dino cilësohet si një nga avangardistët e pikturës së shekullit të XX-të në Paris.

Nga fisi Dino kanë dalë edhe dy piktorë të tjerë të shquar në diasporë, Arif Dino (vëllai i Abidinit) i cili jetoi dhe krijoi në Stamboll dhe në Paris, si dhe Ali Dino (1890-1938), një nga piktorët më të njohur në Greqinë e viteve ’30-të.

Dino ka lindur më 23 Mars 1913 në Stamboll në një familje art dashëse. Ai ka filluar të vizatojë dhe të pikturojë në një moshë të hershme i influencuar nga familja. Kur ishte fëmijë ai ka jetuar në Gjenevë, Zvicër dhe në Francë për shumë vite me prindërit. U kthye në Stamboll në vitin 1925.

Dino e ka filluar edukimin e tij sekondar të shkolla e mesme amerikane “Robert College of Istanbul”, por e la pastaj shkollën për t’ia dedikuar veten pikturimit, vizatimit dhe shkrimit. Artikujt dhe karikaturat e tij filluan të publikohen në gazeta dhe revista dhe më 1933 ai dhe 5 piktorë të rinjë inovativ e themeluan “Group D”, e cila ka mbajtur shumë ekzivita të punës së tyre. Gjatë kohës së njëjtë ai ilustroi librin e poezive të Nazim Hikmetit.

Më 1933 drejtori sovjetik Sergei Yutkevich, i cili e kishte bërë një film për Ankaranë, e ftoi Dinon te studiot Lenfil në Leningrad dhe me inkurajimin e Ataturkut Dino pranoi.

Në Leningrad ai punoi si dizajnues i peizazheve dhe si asistent regjisor në plot studio filmike dhe e ka bërë regjinë e një filmit të quajtur “Miners” në Moskë, Kiev dhe Odesa. Shkurt pas kthimit në Turqi, ai shkoi në Paris, ku punoi prej 1937 deri më 1939. Atje takoi shumë artistë të njohur si Gertrude Stein, Tristan Tzara dhe Picasso-n.

Pasi u kthye përsëri në Stamboll ai morri pjesë në “Harbor Exhibition”, ku u ekspozuan piktura të peshkatarëve dhe barkëtarëve të punuara nga piktorë të njohur turk të asaj kohe. Ekspozita ka nxitur interesin e publikut dhe atë vit Dinos iu kërkua ta dizajnonte pavijonin turk te Panairi botëror i New Yorkut-ut me 1939. Ndërkohë ai publikonte artikuj dhe karikatura tek gazetat kryesore të asaj kohe, studionte një qasje tjeter ndaj realizmit bashkë me vëllaun e tij më të vjetër poet Arif Dino.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai bëri vizatime të inspiruara prej konfliktit, por trajtimi i tij i subjekteve politike gjatë kohës së luftës ka shkaktuar pakënaqësi dhe më 1941 komanda e ligjit ushtarak të Stambollit e kanë dëbuar atë dhe vëllaun e tij në Anadollinë juglindore, ku gjyshi i tyre kishte qenë kryetar. Këto vite dëbimi kanë qenë shumë produktive për Dinon. Përderisa gruaja e tij Gyzin Dino ka jep mësim gjuhën frënge tek shkolla e mesme Adana, ai punonte për gazetën vendore, TurkSozu. Ai shkruante artikuj dhe bënte vizatime që e ilustronin jetën e vështirë dhe kushtet e unës së punëtorëve agrikultural në regjion. Këtu e shkruajti ai dramën “Bald” dhe “Heirs” dhe filloi të bënte skulptura. Më 1951 atij i është lejuar ta lë Turqinë, kështuqë ai së pari shkoi në Romë, Itali, ku qëndroi nëntë muaj para se të zhvendosej në Paris më 1952.

Çifti së pari u vendosën në një studio apartment në katin më të lartë të apartmanit të Max Ernst pastaj më vonë në një banesë të vogël në L’Eure.

Për 8 vjetë prej 1954 Abedin Dino morri pjesë ne ekzibitat “Salon de Mai” në Paris, përderisa Guzin Dino prodhoi programe për radion franceze, ka dhënë mësim turqisht ne Departamentin e Gjuhëve Orientale të Sormonne dhe ka bërë përkthime franceze të literaturës turke.

Abedin Dino ka qenë i interesuar në gjithëçka që ka qenë e gjallë. Ai i ka pasur dy tema të preferuara: duart dhe lulet. Në një libër me vizatime të vogla, të cilin e bëri për gruan e tij Guzin Dino, vërehen shenja të vogla të dashurisë dhe sensit të solidaritetit. I quajtur “Guzin’s Abidins”, ky libër përmban vizatime dhe ese të bëra nga Abedin Dino.

Emri i tij përmendet në shumë galeri dhe muze të ndryshëm, në poema, në tekstë të këngëve ose në një libër. Ai jo vetëm që është njëri ndër pionerët e pikturës moderne turke, ai gjithashtu ka prodhuar shumë vepra në fusha të ndryshme si karikaturë, skulpturë, qeramikë, kinema dhe literaturë.

Dino vdiq më 7 dhjetor 1993 në spitalin Villejuif në Paris. Trupi i tij shtrihet në varrezat Asiyan në Stamboll.

(Status i marrë nga Ervin Fetahu)

“Njerëzit e mëdhenj s’kanë nevojë për reklamë, përkundrazi ne kemi nevojë për jehonën e tyre…

Kjo ështe një faqe reviste e cila flet per kampionatin botëror te vitit 1966-të, dhe në atë kohë u realizua një film i famshëm me titullin GOL…
por shumë pak nga ne e di se regjizori i këtij filmi sportiv ishte shqiptari nga Çamëria….

emrin e të cilit s’po e them se kam dëshirë t’a lexoni vet diku aty në fund të faqes me gërma të vogla..

//Bionelda Skonja

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit