MENU
klinika

"Në grahmat e fundit..."

Ademi i refuzoi mitingun, Rama: Plane për një 2 prill tjetër!

20.06.2019 - 13:56

Pas refuzimit të kërkesës së Partisë Socialiste për të mbajtur takim elektoral në Shkodër, kryeministri Rama i është përgjigjur kryebashkiakes Voltana Ademi.

Nga Kuvendi kryeministri Edi Rama e quajti refuzimin e kërkesës nga Ademi, si episode të komunizmi në grahmat e fundit përdori ndaj vetë Partisë Demokratike të sapothemeluar.

Kreu i qeverisë tha se demokratët ndoshta duan një 2 prill të dytë, ndërsa duke iu referuar sulmeve ndaj KZAZ-ve, tha se është presidenti ai që po i hedh benzinë zjarrit, me dekretin për anulimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve lokale.

Kemi planifikuar takimin sot në Shkodër, për herë të parë që nga viti 1991, rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i një anti-mitingashe.

Ka pasur Shqipëria momente të rënda, por ka pasur konsensus. Në 1991 përpiqeshin në grahmat e fundit të komunizmit, t’i zinin rrugë partisë së sapo lindur demokratike, sot rishfaqet në grahmat e asaj partie që ka humbu busullën dhe rrogëtaret në nivelin vendorë po i përdor njësoj siç i përdorte në atë kohë Partia e Vjetër e Punës, disa falanga njerëzish pa të ardhme.

Njësoj si në atë kohë, kjo përpjekje nuk ka as shumicën e shqiptareve dhe asnjë mik nga partnerët e Shqipërisë në krah.

Pjesë trishtuese është përdorimi i nëpunësve, i policëve bashkiakë që po humbasin të drejtën që të punojnë për shtetin, janë në shkelje flagrante të ligjeve.

Janë në shkelje të ligjeve dhe pse në këtë farsë mund të ndihen të imunizuar nga ligji, jeta vijon edhe pas 30 qershorit.

Mbase plani është për të bërë një 2 Prill tjetër sot pasdite, pasi historia ka ndryshuar se asgjë nuk ka ndryshuar në vizion, qasje dhe metodë në kokën e atij që është lideri suprem i PD-së. Ai që është në zyrën e Presidentit po i hedh benzinë zjarrit”, tha Rama.