MENU
klinika

Botime cilësore

Akademia e Shkencave: Studentëve 150 tituj të rinj

18.06.2019 - 17:52

      Nga sot, biblioteka pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u pasurua me rreth 150 tituj të rinj. Akademia e Shkencave dhuroi për studentët, disa nga botimet më të rëndësishme të këtij institucioni, në shkencat albanologjike edhe ato shoqërore, në mënyrë që botimet të jenë edhe në duart e studentëve që dalin nga ky fakultet. Akademike Floresha Dado, e cila për rreth katër dekada ka qenë pedagoge në këtë institucion, flet për rëndësinë e kësaj nisme:

 

 

 

 

“Janë libra që vijnë nga botimet që i mbulon seksioni i shkencave shoqërore edhe albanologjike në Akademinë e Shkencave, që ka një vizion shumë të hapur për bashkëpunim me fakultetet e të gjithë vendit tonë të Shqipërisë edhe më gjerë. Për mua, ka dy probleme sot: e para, është e vërtetë që janë afruar pak, pasi pasurimi i bibliotekave nuk është bërë në mënyrë të programuar, sepse janë tërhequr pas problematikave të tjera. E dyta, ka shumë rëndësi, pasi edhe për përmbajtjen e bibliotekave nuk kanë informacion njerëzit, sidomos studentët” – tha Dado.

 

 

 

 

Vasil Tole, nënkryetar i Akademisë së Shkencave e sheh të arsyeshme, që këto botime që u dhurohen bibliotekave universitare të kalojnë në një filtër të caktuar: “Nuk është thjesht, problemi, në dhurimin e librave, por që ccështja e botimeve edhe e dhurimeve duhet të ketë disa filtra; botimet që nuk kanë kaluar filtrat e domosdoshme, duhet që të mos jenë pjesë e institucioneve të caktuara”.

 

 

 

 

 

Lili Sula, përgjegjëse e departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Filologjikut, e konsideron një risi pozitive: “Jam e kënaqur në të dyja aspektet, për këtë dhurim: 150 tituj që i dhurohen institucionit tonë. Por, kam parasysh këtu, për bibliotekat, procedurat administrative burokratike. Kemi tre vjet edhe ende nuk kemi plotësuar një sërë procedurash për një fond prej 1 milionë lekësh të vjetra. Këtu është shumëfish fond financiar edhe cilësor për studentët”.

 

 

 

 

Ndërkohë, Teuta Sula, drejtore e bibliotekës, teksa shprehet se në fond janë rreth 160 mijë tituj të rinj, flet dhe për nevojën që ka biblioteka, për botimet e viteve të fundit. “Fondi aktual është rreth 160 mijë tituj. Mbetet akoma për t’u bërë, apo për të kaluar edhe në sitën e botimeve më të fundit”.

Akademia e Shkencave do ta shtrijë këtë bashkëpunim edhe në bibliotekat e tjera, në universitetet kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit