Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën të ditura përfitimet që ka një person që aksidentohet në punë apo preket nga sëmundje profesionale.
“I siguruari që për shkak të aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale, humbet aftësinë për punë, do të përfitojë: Të ardhura për paaftësi të përkohëshme nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale, të ardhura për invaliditet të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale, të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale, të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale dhe të ardhurat për paaftësi të përkohëshme nga aksidentet në punë apo sëmundjet profesionale”.
- Kushtet e përfitimit:
-Pagesë për paaftësi të përkohëshme nga aksidenti në punë ose sëmundjet profesionale, përfitojnë vetëm të punësuarit;
-Ky raport jepet nga Spitali ose KM (specialiteteve), deri në 12 muaj.
- Dokumentacioni:
-Raportet mjekësore për aksident në punë;
-Proces-verbali tip i aksidentit në punë, i cili plotësohet nga subjekti dhe konfirmohet nga Inspektoriati Shtetëror i Punës;
-Fotokopje e Kartës së indentitetit;
-Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentat e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listëpagesë të përfitimeve afatshkurtëra dhe e dërgon atë në ALSSH, ku ka aktivitetin subjekti;
ALSSH, pasi kontrollon dhe verifikon dokumentat, i kalon pagesat në llogarinë personale bankare të përfituesit, ose në atë të subjektit.
- Masa e përfitimit:
-100 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar, të gjashte muajve te fundit;
Kjo masë përfitimi vazhdon deri në 12 muaj.