MENU

"30 Qershori, një betejë"

“Aksione histerike”/ Meta rrëfen për drekën sekrete me Ramën

11.06.2019 - 16:37

Presidenti Ilir Meta doli një konferencë të jashtëzakonshme në orën 16:00 deklaroi se ishte i detyruar të shfuqizonte dekretin për datën e zgjedhjeve.

Ai u shpreh se kishte informacione për një konflikt që mund të ndodhte. Po ashtu Meta tha se ka dalë në këtë konferencë për të gjithë ata që e kanë lexuar keq Kushtetutën.

“Me përgjegjësi të lartë shtetërore bëra publik vendimin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 8 qershor. Ky vendim është marrë pasi mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetët e njerëzve.

Që në momentin e shpalljes së këtij vendimi kam vënë re reagime emotive, akuza se kam shkelur Kushtetutën e cënuar Republikën. Duke ditur fort mirë që në Tiranë qarkullojnë disa materiale të Kushtetutës të përkthyera edhe gabim për të keqinformuar të gjithë ata që e kanë lexuar keq ligjin themeltar”,– tha Meta.
vijon.

Në daljen e dytë për mediat lidhur me situatën e krijuar pas dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, kreu i shtetit u shpreh se edhe një herë se mori këtë vendim për të shmangur konfliktin më 30 qershor, datë për të cilën tha se palët politike po e konsideronin si betejë për jetë a vdekje.

“Si shpjegohet që ish presidentët që kanë shtyrë datat e zgjedhjeve nuk janë akuzuar për shkelje. Vërtet nuk e kanë shkelur por kanë bërë zgjedhjen më të mirë për vendin, referuar rrethanave.

Kemi dëgjuar këto dy tre ditë se vendimmarrjet quhen kushtetuese kur bëhen me leje të partive. Vendimmarrja e Presidentit për shfuziqimin datës së zgjedhjeve u bë e dosdomoshme në kushtet e përshkallëzimeve e aksioneve histerike të dy palëve e rrezikut të përplasjes mes tyre më 30 qershor.

U shpall si ditë e betejës për jetë a vdekje. Me bindje të plotë mora vendimin e duhur për të shmangur një konflikt civil.” -u shpreh Meta.

Presidenti Ilir meta në konferencën e sotme të jashtëzakonshme tha se ka bërë të pamundurën për të zgjidhur krizën politike në vend.

Madje tregoi se kishte zhvilluar një drekë sekrete me të na Pallatin e Brigadave pak ditë para se të shfuqizonte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im.

Që në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin.

S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin e tij. Megjithatë ka kohë të reflektojë.”