Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve për sigurinë ushqimore, së fundmi ka konstatuar shkelje në tre subjekte në qytetin e Tiranës.
Sipas njoftimit nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Market” me aktivitet “Tregtim produktesh ushqimore” Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë të palicencuar.
AKU mori masën administrative “Gjobë” me vlerën totale 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse.
Sipas njoftimit, nga kontrolli i ushtruar në subjektin “A.H.” me aktivitet “Restorant” Golem, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të pa përshtatshme higjeno-sanitare, produkte me afat të kaluar përdorimi dhe subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrolli (HACCP).
AKU mori masat administrative “Gjobë” me vlerën totale 900,000 lekë; “Bllokimi i aktivitetit” dhe “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre.
Një subjekt tjetër i cili u kontrollua nga AKU, me aktivitet “Restorant (produkte mixe)” Tiranë, u konstatua se nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).
Masat e marra për shkeljen e konstatuar AKU mori masën administrative “Gjobë” me vlerën totale 100,000 lekë për mungesë të implementimit të planit të vetëkontrollit (HACCP).