MENU
klinika

Aksi Kardhiq-Delvinë

Balluku inspekton punimet, investimi përfundon brenda afatit

29.06.2019 - 19:33

Ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në punimet që po zhvillohen tek aksi Kardhiq-Delvinë.

Sipas njoftimit, punimet në të tre lotet e rrugës, kanë avancuar në mbi 60% të tyre, duke garantuar se nëse vazhdohet me këtë lloj ritmi, investimi do të jetë gati brenda afatit të parashikuar. Aksi në fjalë do të shkurtojë mjaft distancën Tiranë – Shkodër – Sarandë, duke nxitur kështu turizmin dhe lehtësuar qytetarët nga orët e gjata të rrugës. Ndërkohë sapo ka përfunduar rruga për në Vlorë shkurtohet me 35 minuta.

Ministrja e Infrastrukturë Belinda Balluku bëri të ditur gjatë hapjes së rrugës se ndërtimi i këtij aksi dhe vendosja në funksion shkurton me 35 minuta distancën me Vlorën teksa shtoi se në bashkëpunim edhe me policinë rrugore janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Përfaqësuesi i kompanisë që po realizon punimet, garantoi se në muajin nëntor të këtij viti do të vihet në funksion edhe korsia tjetër e këtij aksi, ndërsa e gjithë vepra do të jetë plotësisht e përfunduar, ashtu siç parashikon kontrata, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Brenda dy javëve pritet të përfundojnë punimet edhe për vënien në funksion të kryqëzimit të Levanit i cili do të bëhet të mundur kalimin në këtë aks rrugor të mjeteve të cilat lëvizin në drejtim të Tepelenës dhe anasjelltas.

Projekti i Bypass-it të Fierit parashikon gjithashtu edhe ndërtimin e rrugëve dytësore gjatë gjithë gjatësisë në të dyja anët e rrugës.

Drejtorsha e ARRSH, Sonila Qato kishte premtuar pak muaj më parë se fundi i qershorit do të sillte edhe hapjen e njërit krah të këtij aksi për të lehtësuar fluksin e shtuar në këtë rrugë gjatë sezonit veror.