Dita e nesërme do të jetë fundi i aventurës për 4 lojtarë në Barcelonë.
I pari në listë është Thomas Vemaelen, të cilit i skadon pikërisht këtë të hënë kontrata me katalanasit dhe largohet pas 5 sezonesh në “Camp Nou”.
Bashkë me të do të largohet edhe dy lojtarë të tjerë që erdhën në janar në huazim tek Barcelona: Kevin-Prince Boateng (Sassuolo) dhe Jeison Murillo (Valencia), për asnjërin prej tyre nuk do të ushtrohet opsioni i të drejtës së blerjes së kartonit.
Në fund, lojtari i katërt që është i larguar nga Barcelona është Douglas Pereira, gjithashtu pa kontratë nga data 1 korrik.
Ndërkohë që Barça ka shitur Jasper Cillesen dhe Andre Gomes.
Në merkaton hyrëse, katalanasit tjetër kanë blerë Frenkie de Jong dhe Neto.