MENU
klinika

Konferenca për shtyp

Basha: Nuk ka zgjedhje më 30 Qershor! Meta nuk shkarkohet!

10.06.2019 - 17:25

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë nga selia e PD-së, u shpreh se kryeministri i vendit Edi Rama nuk do t’i zhvillojë zgjedhjet më 30 Qershor dhe as do të shkarkojë Presidentin Meta.

“Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese ndaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime: Nuk do të ketë zgjedhje lokale nuk do ta shkarkojë kush Presidentin. Rama po përpiqet ta bombardojë opinionin me dy përbetime që nuk i mban dot e as ka interes t’i mbajë. Përbetohet se do mbajë zgjedhje e do shkarkojë Presidentin janë të dyja blofe”,- tha Basha.