MENU
klinika

Dëmi në buxhet

Bashkitë që abuzuan më shumë me fondet

29.06.2019 - 18:33

Bardhet lista e bashkive me dëm Ekonomik të konstatuar gjatë auditimeve të ushtruara për të ardhurat dhe shpenzimet janar – dhjetor 2018.

Open Data Albania ka pëpunuar të dhënat mbi dëmin Ekonomik të shkaktuar nga Bashkitë dhe të konstatuar nga auditimet e evaduara gjatë vitit 2018 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit KLSH . Në këtë viti institucioni ka realizuar auditive në 33 bashki.

Të dhënat për hulumtim janë marrë nga Buletini Përmbledhje e Institucionit mbi Auditimet e Ushtruara. Përzgjedhja e bashkive që auditohen bëhet në Planin Vjetor të Auditmimeve. Bashkitë dhe Institucionet nuk auditohet çdo vit por në momentin e auditimit vlerësimi bëhet për të gjithë periudhën kohore nga auditimi i mëparshëm.

Në renditje e bashkive sipas dëmit ekonomik të konstatuar në 2018 vendin e parë e zë bashkia Vlorë e pasuar nga Belsh; Dibër; Lezhë dhe Konispol.

Në përfundim të auditiveve KLSH ka referuar edhe kallëzime për ndjekje Penale. Në rastin e Bashkisë Belsh KLSH ka referuar për ndjekje penale Kryetarin Bashkisë; Drejtorin e Bujqësisë, ish përgjegjësin e Urbanistikës, ish jurist.

Po njësoj kërkesë për ndjekje penale është bërë edhe për rastin e bashkisë Lezhë ish komunat Ungrej; Blinisht dhe Zejmen. Për tre zyrtar janë kërkuar ndjekje panele dhe në Konispol.