MENU
klinika

Çfarë shkruajnë mediat austriake?

BE merr vendimin për negociatat me Shqipërinë

04.06.2019 - 20:56

Gazeta kryesore dhe me influencë të madhe në Austri, “Die Presse” jep një lajm jo të mirë për shqiptarët.

Ajo njofton se sot është marrë “de facto” vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Sipas kësaj gazete, shtetet si Franca, Holanda, Danimarka por edhe Gjermania janë kundër ose nuk janë pro, që familja e madhe e Bashkimit Europian të hapë dyert për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

shqiperia drejt be-se-konica.al
shqiperia drejt be-se-konica.al

Sot Këshilli i Ambasadorëve në BE do t’ja komunikojë këtë komisionerit Johanes Hahn.

Nga ana tjetër një diplomat europian i tha gazetës me influencë në Austri “Die Presse-s” se kishte dyshime për vullnetin e sinqertë për ndërmarrjen e reformave të vërteta në Shqipëri.

“Shihni protestat ne Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje? Dhe të mos harrojmë: Ishte Komisioni Europian që para dy tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shteti nga krimi i organizuar.”-tha diplomati për gazetën austriake.