Nisur edhe nga kërkesa e dy prej bashkive në vend sot, drejtuar KQZ-së për zbatimin e dekretit të presidentit Meta, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba deklaron se kjo konsiderohet si vepër penale nëse nuk bashkëpunojnë për përgatitjet.
Biba ka deklaruar nga ‘Top Talk’ se, ky institucion po përballet me problematika në disa bashki të vendit, të cilat drejtohen nga kryebashkiakë të Partisë Demokratike, pasi nuk po njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
“Kemi patur disa problematike me kryetarë bashkishë të së djathtës, të cilët duke mos njohur datën e zgjedhjeve nuk po bashkëpunojnë për përgatitjet. Ju kujtoj zotërinjve se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzim për ta”, u shpreh Biba.
Partia Demokratike drejton disa bashki të rëndësishme në vend si ajo e Shkodrës, Kamzës dhe Kukës, ndërsa disa bashki të tjera, si ajo e Çorovodës, drejtohen nga LSI