MENU
klinika

Bllokadë në Morinë/ Urdhri

Kosova mbyll kufirin për autobusët e Shqipërisë

15.06.2019 - 11:46

Disa autobusë të Shqipërisë nuk janë lejuar të kalojnë sot në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Mësohet se ndalimi i tyre ka ardhur pas urdhrit të Ministrisë së Transportit të Kosovës.

Ende nuk dihet arsyet e ndalimit, ndërsa autobusët vijojnë të mbahen të bllokuar në pikën kufitare të Morinës që në orët e para të mëngjesit.

Nga të dhënat e para mësohet se janë bllokuar 10 mjete nga Vërmica në drejtim të Kosovës për në Bajram Curri. Sipas ministrisë së Kosovës nuk lejohet kalimi për shkak të prishjes së kushteve në kontratë.

Por ky pretendim është hedhur poshtë nga drejtuesit e mjeteve, të cilët shprehen se janë të rregullt dhe kanë zbatuar me përpikëri të gjitha detyrimet e sanksionuara në kontratë.