MENU
klinika

Bashkia kundër takimit

Bllokohet rruga, Rama pritet me protesta në Shkodër

20.06.2019 - 17:17

Mbështetës të shumtë të opozitës kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër, për të penguar lëvizjen e lirë të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i Qeverisë ka planifikuar të zhvillojë sot një takim elektoral në Shkodër, por bashkia e drejtuar nga Voltana Ademi nuk e ka miratuar lejen.

Protestuesit janë mbledhur në kryqëzimin e Dajçit dhe po përpiqen të mbajnë rrugën e bllokuar. Një numër i madh i efektivëve të policisë ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës për Ramën.

Kryeministri Rama ka zgjedhur të shkojë në kryeqendrën e veriut jo vetëm një kohë kur situata politike është tensionuar për shkak se PS po shkon e vetme në zgjedhjet lokale, por ditën e djeshme u arrestua edhe ish-deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia.

Ai u ndalua nga policia gjatë kohës kur ishte nisur për në emisionin ‘Open’ në Top Channel, pasi ishte shpallur në kërkim për djegien e materialeve zgjedhore në Shkodër.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin