MENU
klinika

Londinezët s'i ndal as FIFA

Chelsea zbulon ‘aksidentalisht’ blerjen e re!

29.06.2019 - 22:14

Chelsea ka konfirmuar aksidentalisht blerjen përfundimtare të lojtarit të huazuar Mateo Kovacic nga Real Madrid nëpërmjet aplikacionit të klubit. 

Disa tifozë të Chelsea-t gjatë mbrëmjes së shtunë kanë marrë një mesazh dhe aty The Blues konfirmojnë blerjen përfundimtare të kroatit nëpërmjet aplikacionit zyrtar të klubit.

Sipas “The Telegraph”, anglezët do të paguajnë 50 milionë euro për Kovacic, një shifër e rëndësishme për Los Blancos, që janë duke rindërtuar ekipin.

Tani pritet që Chelsea të konfirmojë blerjen edhe në faqen zyrtare dhe Twitter.