MENU
klinika

8 lojtarë me 'valixhe në duar'

Conte nis ‘fshesën’ te Interi

11.06.2019 - 22:27

Mauro Icardi nuk është i vetmi që pritet të largohet nga Interi në merkaton e verës.

Sipas “Corriere Dello Sport”, janë edhe 7 futbollistë të tjerë që janë me valixhet gati.

Ata nuk bëjnë pjesë në planet e Interit të ri të trajnerit Antonio Conte.

Keita Balde, Sime Vrsaljko dhe Cedric Soares, që janë te skuadra zikaltër në formë huazimi, nuk do qëndrojnë sezonin tjetër, por do të rikthehen te klubet mëparshme.

Ndërkohë që, në merkato do të dalin edhe Joao Mario, Miranda, Dalbert si dhe Borja Valero edhe pse ky i fundit mund të ketë një shans.

Do të jetë trajneri Conte ai që do të vendosë për këtë të fundit, në bazë të lojtarëve që do të vijnë në merkaton e verës.

Pas ndryshimit në stol, tek Interi pritet të nisë një revolucion edhe në formacion.