MENU
klinika

"1 javë para zgjedhjeve"

Ç’po ndodh? Basha takim me aleatët në selinë e PD

24.06.2019 - 10:19

Gjatë ditës së sotme pritet që kryedemokrati Basha të zhvillojë një takim me aleatët e Partisë Demokratike.

Takimi do të mbahet në selinë blu në orën 12:30, ndërkohë ende nuk dihet se cila do të jetë tema që do diskutohet.

Takimi i Bashës me aleatët vjen vetëm një javë para 30-qershorit, ku kreu i qeverisë, Edi Rama, ka theksuar se do të mbahen zgjedhje në të gjithë vendin.

Po ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor pritet të mblidhet, për të vendosur për vlefshmërinë e datës 30 qershor si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore apo jo.