MENU
klinika

Studimi

“Çrregullim i të ngrënit”/ Si të luftojmë urinë nervore

17.06.2019 - 18:11

Ndjehemi të lodhur, të zemëruar, të trishtuar dhe në një humor të keq? Kjo na nxit të gjejmë ngushëllim në ushqim. E megjithatë, lufta kundër urisë nervore është e mundur dhe domosdoshmëri për shëndetin dhe formën tonë fizike.

Uria nervore  është studiuar edhe nga shkenca dhe ka një emër që  quhet “Çrregullim i të ngrënit”.

Nxitja e pakontrollueshme që na shtyn të hamë ushqime me  yndyrë, kripë ose sheqer gjithë kohën nuk vjen nga uria, por nga një impuls i mendjes që na bën të gjejmë  ngushëllim në ushqim (kurrë të shëndetshëm).

Stategjitë për të luftuar urinë nervore:

Përveç rasteve serioze, në të cilat uria nervore merr një karakter të vërtetë të varësisë ushqimore  është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek, mund të kundërshtojmë impulsin për të thithur në vazhdimësi me disa strategji të thjeshta dhe efektive.

– Lufta kundër stresit – Nëse dëshira jonë për ushqim varet nga stresi, të përpiqemi të mbajmë nën kontroll kohën e ditëve tona dhe të marrim disa momente shtesë të pauzës. Në mbrëmje para TV, le të shijojmë një çaj të ngrohtë dhe të shijshëm, do të na ndihmojë të relaksohemi. Ose le t’i kushtohemi disa aktiviteteve argëtuese, si të bisedojmë me një mik në telefon ose të praktikojmë një hobi krijues.

 Në fundjavë –  Mund të bëjmë një udhëtim jashtë qytetit apo një aktivitet tjetër që e duam. Nuk e lëmë pas dore sportin dhe aktivitetin fizik sepse lëvizja liron endorfinë.

– Përmirësoni vetëvlerësimin tuaj – Uria e nervave shpesh varet nga një marrëdhënie e keqe me veten. Pra, le të përpiqemi të përmirësojmë vetëvlerësimin, ta rrethojmë veten me miq të besuar dhe të kujtojmë momente dhe përvoja të lumtura bashkë me to.