MENU
klinika

Përshëndet vendimin

Distancimi nga zgjedhjet/ Basha: Hera e parë që prej Komunizmit

26.06.2019 - 21:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu përshëndeti vendimin e KiE për tu tërhequr nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Sipas tij, kjo është hera e parë në historinë e KiE që nuk merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të një vendi të saj anëtar që nga koha e komunizmit.

“Dua të përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit. Arsyet janë ato që kemi thënë: Nuk ka konkurencë pa pjesëmarrjen e opozitës.

Janë zgjedhje pa kuptim politik. Është një vendim i pastër politik, një distanicm i prerë nga zgjedhjet fallco një partiake, nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Europë nga organizata kryesore që mbron të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe pavarësisë së pushteti lokal.

Këshilli i Europës ka qenë monitorues i zgjedhjeve lokale të vitit 2015, së bashku me OSBE/ ODHIR –in. Ditën e zgjedhjeve misionet e monitorimit të votimit ishin misione të përbashkëta të OSBE-së dhe mes Këshillit të Europës. Këtë vit, Këshilli i Europës u tërhoq, për herë të parë në historinë e tij, nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në një vend anëtar të tij.

Sikurse e thekson vetë njoftimi i Këshillit të Europës, farsa që po përgatit Edi Rama nuk ka ndodhur në vendet e Këshillit të Europës, që nga rënia e komunizmit. Tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politik të 30 qershorit”,- tha Basha.

Basha tha ndër të tjera se qëndrimi i opozitës në këtë situatë mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht.

“Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin”, shtoi ai.

Basha pohoi se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qenë në Peshkopi dhe ka shpërndarë para, me qëllim që të dalin qytetarët në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryedemokrati në një dalje para mediave nga selia blu theksoi se Edi Rama po përdorë 30 qershorin për përplasje civile, ndërsa shtoi se PD-ja nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

“Drejtorët, ministrat dhe shefat kudo në administratë, tani kanë marrë vetë rolin e të fortëve dhe të kriminelëve, duke kërcënuar dhe detyruar shqiptarët për të votuar.

Edhe pse i vetëm në votime, edhe pse i ka vetë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe anëtarët e KQZ-së, edhe pse mund të shënojë çfarë të dojë si numër pjesëmarrje dhe si rezultat votimi, Edi Rama nuk heq dorë nga dhuna dhe nga krimi.

Tashmë ai po përdor direkt funksionarët shtetërore për të kërcënaur dhe dhunuar qytetarët dhe për të shpërndarë paratë e krimit për vota.

Ministrja e Mbrojtjes sot ka qënë në Peshkopi me makina ushtrie me targa fallco private për të shpërndarë para për të dalë në zgjedhje. Edhe Ministrja po bën atë që bëri bashkëshorti i saj. i kapur në përgjimet e Bild, bashkëshorti që i shpëtoi dekriminalizmit duke mos kandiduar më.

I gjithë procesi në Peshkopi po drejtohet sërish nga Robert Aga, shefi i policisë që bashkëpunon me krimin e organizuar. Robert Aga duhet të ishte në burg për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin për vota. Dhe do të shkojë shpejt”-tha mes tjerash Basha.