Tetë persona janë pyetur javën që kaloi në lidhje me dosjen e përgjimeve 339.
Dy prokurorët Dritan Premçi dhe Vladimir Mara kanë marrë në pyetje personat, mes të cilëve edhe deputetin Ilir Ndraxhi dhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Në përgjimet e Prokurorisë që u publikuan nga “Bild” rreth dy javë më parë, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e deputetit socialist, të cilin e informon se Iliri do të renditet në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.
Edhe Vangjush Dako u mor në pyetje pas publikimit të 6 përgjimeve lidhur me dosjen 339, në kuadër të hetimeve mbi bashkëpunimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si “Klani kriminal i Avdylajve” me zyrtarë të Partisë Socialiste për blerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të 2017-s.