MENU
klinika

Protesta e opozitës

“E keqja po shembet”/ Kryemadhi: Ja çfarë i duhet Shqipërisë!

02.06.2019 - 12:11

Shtatë orë para protestës së opozitës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u ka bërë apel qytetarëve të bashkohen në marshim.

Sipas saj, ata që duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më i rëndësishëm se “Edi Rama dhe klani i tij kriminal!”

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

“Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Sot është dita e qytetarëve. Prandaj të gjithë bashkë, pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar, burra apo gra, nga fshati apo nga qyteti, nga Jugu a nga Veriu, me apo pa parti, të majtë apo të djathtë, të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal!

Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar”, shkruan ajo.