MENU
klinika

Çfarë u diskutua sot me Presidentin?

“E pret fundi i keq”/ Basha: S’ka marrëveshje!

27.06.2019 - 20:12

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dalë para mediave mbrëmjen e sotme ku ka bërë të ditur detaje nga biseda me Presidentin e Republikës Ilir Meta si dhe kushtin e panegociueshëm.

Ai tha se PD dhe opozita e bashkuar nuk do të marrë pjesë në asnjë proces politik pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

“Sot presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur presidentit Meta në takimin e sotëm.

PD dhe opozita e bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje. Nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma të çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë pëfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm për t’iu rikthyer proceseve politike”, deklaroi Kreu i PD.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar prerë se nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike me kryesocialistin Edi Rama, në asnjë rrethanë dhe asnjë kusht.

Në një dalje urgjente nga selia e PD, Basha ka paralajmëruar një fund të keq për kryeministrin Rama, duke thënë se gabohen të gjithë ata që mendojnë se ai do ia hedhë.

“Nuk bëjmë marrëveshje me Ramën në asnjë rrethanë dhe asnjë kusht. Nuk diskutojmë me të në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën. Ata që mendojnë se Rama do ia hedhë gabohen, ai është në fund të rrugës së tij politike dhe do jetë fund i keq. Ai ka shkelur çdo ligj, ka shkelur çdo standard, vlerë, rregull e normë sadopak demokratike.

Ka prekur nivelin që rrallë e arrijnë edhe liderët lindorë. Gjithçka e ka bërë vetë për pushtet dhe para, por paratë nuk do ta mbrojnë më. Natyrisht, ai ka akoma mbështetës naivë, që mbyllin sytë para bashkëpunimit të tij me krimin. Do ketë të tillë edhe ditën që Edi Rama do të rrëzohet, siç ka sot ende njerëz që duan Enverin. Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Ramën.

Ai do të largohet, sepse nuk përfaqëson më interesin e shqiptarëve, por vetëm të një grushti biznesmenësh e kriminelësh. Ata që mendojnë se populli do mbajë një kriminel si Rama, gabohen. Ikja e Ramës është në interes të integrimit. Me Ramën në krye, Evropa do ketë vetëm krim e drogë. Klouni që bëri për të, Evropën me veshjen dhe sjelljen e tij, sot ka mbetur lakuriq”, tha Basha.