MENU
klinika

Dardanët 'gjunjëzojnë' Bullgarinë

“Euro 2020″/ Kosova fiton në ‘frymën e fundit’

10.06.2019 - 23:36

Kosova ka triumfuar me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Bullgarisë, në përballjen e saj të tretë në këtë fushatë kualifikuese të Euro 2020.

Një fitore in-extremis dhe si shpërblim i luftës dhe insistimit deri në frymën e fundit, aq e rëndësishme për përfaqësuesen kosovare, që tashmë beson seriozisht se mund të rivalizojë Anglinë kryesuese dhe favorite kryesore të grupit.

Pas raundit të tretë Kosova renditet në vend të tretë në kuotën e 5 pikëve, pas Anglisë me 6 pikë në dy ndeshje dhe Republikës Çeke në të njëjtën kuotë, por me tre ndeshje të luajtura.

Kombëtarja e Kosovës lë kështu pas vetes Malin e Zi në kuotën e 2 pikëve, të mposhtur këtë mbrëmje nga Çekia me rezultatin 3-0, si dhe Bullgarinë në të njëjtën kuotë në katër ndeshje.

Jo vetëm kaq, teksa Kosova, njëlloj si Anglia, është e pamposhtur në Grupin A.

Përfaqësuesja Kosovare ka vijuar kështu rekordin e saj pozitiv me plot 8 ndeshje kualifikuese pa pësuar humbje, ndërsa në total, kombëtarja më e re nuk njeh disfatë prej 13 ndeshjesh, që nga 09.10.2017 kur mundej nga Islanda me rezultatin 2-0.