30.06.2019 - 10:13
Protestuesit në Korcë kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të protestuar kundër procesit të votimit të 30 qershorit.
Nën drejtimin e ish deputetit të PD-së Ervin Salianji, qytetarë të shumtë në numër, mbështetës të PD, janë mbledhur në qendrën e votimit, ndërsa kanë lidhur një shall të kuq, i njohur në kohën e diktaturët si simbol i komunizmit.
Ndërsa dëgjohen thirrjet “Rama ik” disa protestues të tjerë shihen teksa ia marrin valles me iso e këngë polifonike, ndersa në duar mbajnë pankartat ‘edhe une nuk votoj’.