MENU
klinika

Siguria ushqimore

Gati 7 mln lekë gjoba, AKU bllokon tre subjekte

22.06.2019 - 19:56

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet për mbarëvajtjen e Sezonit Turistik 2019 dhe nga inspektimet e kryera në 3 subjekte janë konstatuar shkeljet e mëposhtme:

Subjekti “LN”, me aktivitet “Import dhe magazinim i lëndës së parë për pastiçerinë, prodhim akullore dhe produkte pastiçerie” u konstatua nga ana e AKU se ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse në fushën e ushqimit për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Sipas njoftimit për shkeljen e konstatuar ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse.

AKU konstatoi shkelje në një subjekt tjetër me aktivitet “Magazinim dhe tregtim i produktit vezë”, i pa licencuar në aktivitetin përkatës.

Sipas njoftimit, magazina nuk kishte ventilim, nuk kishte pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit, kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan dhe prani e sendeve të tepërta në magazinë.

Ndaj subjektit në fjalë u mor masat administrative “Gjobë” me vlerën totale 2,400,000 lekë; “Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë, “Bllokim i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.

AKU ushtroi kontroll edhe në një subjekt me aktivitet “Magazinim dhe tregtim i produktit vezë”u konstatua se subjekti nuk dispononte licencën për ushtrim aktiviteti, magazina nuk kishte ventilim: nuk kishte pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit, kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan dhe prania e sendeve të tepërta në magazinë.

Për shkeljet e mëposhtme u mor masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 2,500,000 lekë, “Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë dhe “Bllokimi i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.