Gjethet e rrushit, një përbërës kryesor i kuzhinës mesdhetare janë të pasura me minerale dhe vitamina.
Ndonëse këto të fundit nuk gatuhen në shumë mënyra, mjafton të përmendim japrakët dhe ja ku e mësuam të gjithë, sesi mund të përfitojmë nga gjethet e rrushit.
Nga antioksidantët, magnezi, acidet yndyrore omega-3 dhe kalciumi më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore të gjetheve të rrushit:
- 1. Përbërës anti-mikrobiale, antioksiduese
Rrushi është një burim i mirë i antioksidantëve, por siç duket edhe gjethet e tij janë të pasura me komponime anti-mikrobike dhe antioksidante.
Një hulumtim i botuar në International Journal of Food Properties në fillim të vitit 2013 krahasoi nivelin e antioksidantëve të gjetheve të rrushit të mbledhura në muajt maj, gusht dhe shtator.
Studimi raportoi se gjethet e rrushit të mbledhura në shtator kishin nivelet më të larta të flavonoideve, fenoleve dhe flavonoleve të gjitha të njohura për vetitë e forta antioksiduese.
- 2. Burimi i acideve yndyrore omega-3
A e dini se ka disa ushqime me bazë bimore që përmbajnë acide yndyrore omega-3 në sasi të konsiderueshme? Fara Chia, farat e lirit, arrat dhe vaji i kanolit përfshihen në listën e burimeve më të mira bimore të acideve yndyrore omega-3. Por ka gjithashtu disa perime me gjethe jeshile, si gjethet e rrushit që janë burim i mirë i këtyre acideve yndyrore.
Gjethet e freskëta të rrushit kanë rreth 2% yndyrë, një sasi të habitshme për një gjethe të gjelbër, por pjesa më e madhe e yndyrës është omega-3.
- 3. Të pasura me kalcium dhe magnez
Gjethet e rrushit janë gjithashtu të pasura me magnez dhe calcium! Vetëm 28 gram të gjetheve të rrushit ju ofrojnë të paktën 7% të vlerës së përditshme për magnez dhe 10% të vlerës së përditshme për kalcium.
Të dy këto minerale janë të rëndësishme për shëndetin e kockave, por ky kombinim mineral gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në funksionin e muskujve dhe nervave.