Vendbanimi i panjohur ilir, gjendet vetëm 10 km në afërsi të Shkodrës.
Misioni arkeologjik shqiptaro-polak, që vepron prej tetë vitesh në Shkodër, së fundmi ka rënë në gjurmët e një vendbanimi ilir, që daton mbi 2 300 vjet më parë.
Vendbanimi është zbuluar në zonën e Bushatit, rreth 10 kilometra larg Shkodrës. Arkeologët thonë se bëhet fjalë për një objekt arkeologjik, që zgjon interes nga pikëpamja shkencore, pasi gjendet shumë afër Shkodrës dhe Lezhës.
Sipas arkeologut Saimir Shpuza, bëhet fjalë për një qytet të i ri ilir, për të cilin do të ketë vëmendje gjithnjë e më të madhe. Gërmimet janë përnqendruar në 3 sektorë, që kanë të bëjnë më fortifikimin e qytetit.
Ky qytet i sapozbuluar, nuk përmendet në burimet historike të deritanishme. Shpuza tregon, se po identifikohet muri rrethues me gjatësi prej 2 km të murit rrethues, me gërmimet në portën hyrëse, që është zbuluar vitin e shkuar.
Burimet e para për këto vendbanime, kanë nisur në vitet 80-të të shekullit të kaluar, ndërkohë që misioni i përbashkët për arkeologjinë i ka shtrirë kërkimet në zonën e Bushatit dhe pritet të zgjasë rreth 5 vjet, në zbulimin e fakteve dhe gjurmëve të reja mbi qytetërimin ilir./Konica.al
Nga: Hera Lera