MENU
klinika

Takimi me qytetarët

“Ia di për nder Ilir Metës”/ Rama falenderon Presidentin nga Osumi

08.06.2019 - 11:57

Nga Çorovoda, kryeministri i vendit, Edi Rama kërkoi votën për kandidatin e Partisë Socialiste, Adriatik Mema duke u shprehur se ajo duhet të bazohet në vepra.

Ndërsa foli për potencialet që kjo zonë ka, i pari i qeverisë gjeti rastin të falenderonte Presidentin Meta, që siç tha, e kishte prezantuar me një bukuri të madhe siç janë kanionet e Osumit.

“Ia di për nder Ilir Metës që më ka sjellë dhe më ka treguar mrekullinë e kanioneve, nuk e kisha parë ndonjëherë.

E di shumë mirë çfarë potenciali ka kjo zonë, e di se sa strategjike është edhe rruga Berat-Përmet e cila duhet të përfundojë sa më parë, që të bëhet lidhja e kësaj zone, Skraparit me Përmentin, Gjirokastën e Tepelënën për të kthyer potiencialin në funksion të turizmit dhe punësimit. Këto rrugë do jenë prioritete të Bashkisë së Çorovodës në 4 vjeçarin e ardhshëm”,- tha Rama.