Italia ka gati 20 milion euro për të mbështetur projekte zhvillimi në të gjithë vendin në kuadër të programit të konvertimit të borxhit.
Nga Vau i Dejës, ambasadori Cutillo tha se ata janë në pritje të angazhimit të qeverisë shqiptare.
Qeveria italiane ka gati 20 milion euro për të mbështetur projekte në Shqipëri në kuadër të programit të konvertimit të borxhit për zhvillim.
Nga Vau i Dejës, ku mori pjesë në inaugurimin e një qendre shëndetësore me standardet më të larta që e bëjnë të parën në vendin tonë, ambasadori Alberto Cutillo tha se Roma zyrtare pret tashmë vetëm angazhimin e qeverisë shqiptare për të lëvruar fondet.
“Kemi fondet për të nisur një program të ri mbështetje prej 20 milionësh. Qeveria italiane është gati dhe pret që edhe ajo shqiptare të jetë gati, në mënyrë që të hapim garën për projektet që do të mbështeten.”
Ky investim kap shifrën e 68 milion lekëve dhe në këtë qëndër shëndetësorë, e cila ështe kompletuar edhe me pajisjet e shërbimit dhe do të jetë 24 orë në funksion të banorëve.
Veç ekzaminimeve, në këtë Qendër Shëndetësore do të zhvillohen edhe ndërhyrje të lehta kirurgjikale.