Një rrëfim mjaft të dhimbshëm ka dhënë ylli i Chelseas, Jorginho, ai ka treguar se si ka jetuar me vetëm 20 paundë në javë.
Braziliani rrëfen se u largua nga Brazili, pasi spikati në një turne moshash, por më pas u mashtrua kur shkoi në Itali.
“Kishim një turne në Brazil me skaut që u mundonin që të zbulonin talente. Pikasi dhe një skaut më mori dhe më çoi në provë te Hellas Verona kur isha 15 vjeç. Ata më pranuan dhe qëndrova në Itali.”
“Kam luajtur në Seria C1/C2 për dy vite. Kam luajtur më shumë për Berrettin. Kur isha atje një portier brazilian më pyeti se si jetoja. I thashë se marr vetëm 20 euro në javë.”
“Ai më ndali dhe më tha se diçka nuk shkonte. Bëri disa kërkime dhe u kuptua se agjenti im më merrte para dhe unë nuk dija asgjë. Në atë moment doja të hiqja dorë dhe mora mamanë në telefon dhe i thashë se nuk kam para për bukë. Ajo këmbënguli të qëndroja dhe pastaj vazhdova”.