MENU
klinika

Çfarë pritet?

Kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave, KE nis shqyrtimin

03.06.2019 - 22:23

Komisioni Europian ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

KE deklaron se nëse lind nevoja për veprime specifike do të ketë akt zbatimit.

“KE do të shqyrtojë me kujdes përmbajtjen e njoftimit, bazuar në informacionet relevante”, deklaroi zëdhënësja e KE, Natasha Bertaud.

Sips saj, nëse do të dilet në përfundimin se ekziston nevoja e veprimeve specifike, komisioni do të adoptojë një akt implementimi brenda harkut kohor të një muaji pas marrjes së kërkesës.

“Vlerësimi do të duhet të adoptohet edhe nga këshilli”, ka deklaruar Bertaud.

Por nga ana tjetër, ajo tha se vendimi për pezullimin e regjimit pa viza nuk mund të merret dhe aq lehtë, ndaj duhet një analizë e kujdesshme.