MENU
klinika

Frymëzuar nga James Bond?

Kim Jong-un ka hedhur gjeneralin në akuariumin me piranja

09.06.2019 - 16:57

Kim Jong-un, lideri i Koresë së Veriut dyshohet se ka ekzekutuar një prej gjeneralëve të tij duke e hedhur atë në një akuarium të mbushur me peshq mishngrënës, piranja.

Lideri thuhet se e përdorte rezervuarin që ishte ndërtuar posaçërisht si një metodë të re të ekzekutimit, në pallatin presidencial të tij në Phenian.

Gjenerali thuhet se është vrarë sepse po planifikonte një grusht shteti.

Burimet pohojnë se krahët e tij dhe trupi u prenë me thika përpara se të hidheshin në akuarium, njoftoi The Star të dielën. Nuk është konfirmuar nëse ai ka vdekur nga lëndimet, apo nëse është ngrënë i gjallë nga kafshët.

Akuariumi thuhet se është i mbushur me qindra piranja nga Brazili. Ata kanë dhëmbë të mprehta dhe janë të aftë të nxjerrin mishin nga një kufomë brenda pak minutash.

Disa besojnë se Kim u frymezua nga filmi “The Spy Who Loved Me” të vitit 1977, James Bond.

Që nga viti kur Kim erdhi në pushtet në vitin 2011, besohet të ketë goditur 16 ndihmës të lartë. Qindra qytetarë të Koresë së Veriut janë vrarë gjithashtu.

Viktimat e tij përfshijnë shefin e tij të ushtrisë, shefin e Bankës Qendrore të Koresë së Veriut dhe ambasadorët në Kubë dhe Malajzi.

Një burim i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar tha: “Kim dëshiron që të gjithë të dinë, duke përfshirë ndihmësit e tij më të besuar, se ata janë në rrezik të vuajnë një vdekje shumë të pakëndshme nëse dyshon se ata janë tradhtarë”.