MENU
klinika

Deklarata e fortë

Kriza politike “revolton” ambasadorin austriak

13.06.2019 - 14:51

Qasja e partive politike në proceset zgjedhore, duket se ka revoltuar ambasadorin e Austrisë Johann Sattler.

Ai ka folur me tone të ashpra në lidhje me këtë çështje, për të cilën tha se Shqipëria çdo dy vjet po humb një vit.

Kjo sipas tij sepse në çdo rast del dikush që nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve apo dikush tjetër që bojkoton parlamentin.

Kjo situatë, thotë Johann Sattler, është shkaku kryesor që të rinjtë largohen.

Johann Sattler: Çdo dy vjet kemi zgjedhje lokale apo parlamentare dhe çdo dy vjet ne humbasim një vit sepse dikush vendos të mos shkojë në zgjedhje, dikush vendos të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve apo dikush po ashtu vendos të bojkotojë parlamentin dhe unë mendoj se kjo është arsyeja kryesor pse shumë të rinj po largohen.

Diplomati tha se një gjë e tillë ndikon drejtëpërdrejtë te ekonomia.

Johann Sattler: Biznesi është i pari që e ndjen këtë goditje si pasojë e destabilitetit politik që po ndeshemi.

Ambasadori Sattler kërkoi më shumë angazhim të studentëve dhe shoqërisë civile për të qenë më kërkues.