MENU
klinika

Protesta kombëtare e opozitës

Kryemadhi ‘braktis’ protestën, kthehet në krye të detyrës Sahit Dollapi

02.06.2019 - 19:53

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestën e shtatë kombëtare të opozitës.

Burimet nga LSI bëjnë me dije se Kryemadhi ndodhet jashtë vendi për një vizitë pune.

Ndërkohë protesta e sotme e opozitës ka rikthyer në krye të detyrës Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Pas rikuperimit shendësor, Dollapi si duket ka rimarrë veten nga dhuna e policisë e ushtruar ndaj tij protestën e 12 majit.

Dollapi është vendosur në të njëjtin pozicion si protestat e kaluara mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.