Skënder Gega u largua nga Partizani në fund të sezonit fitues, ku titulli kampion erdhi sërish në kryeqytet, te ekipi i kuq, pas 26 vitesh pritje.
Një prishje e raportit mes palëve, ndikuar sidomos edhe divergjencat e merkatos.
Megjithatë, trajneri tropojan, që ka kaluar pushimet në Jug të Shqipërisë, sipas “RTV Ora” është gati për një aventurë të re dhe ajo pritet të jetë në Kosovë, te skuadra e Prishtinës.
Klubi kosovar, që e mbylli në vend të dytë kampionatin e shkuar, pas Feronikelit, do të marrë pjesë në Europa League, pasi do të luajë në turin e parë ndaj St Joseph, ekip i Gjibraltarit.
Nëse Gega do të arrijë akord me Prishtinën, ku stërvit Mirel Josa, atëherë nga mundësia Champions me Partizanin, do ta gjejë veten në Europa League, në transfertën e Gjibraltarit.