MENU
klinika

Samiti i G20

‘Lufta’ SHBA-Kinë/ Rinisin bisedimet tregtare

29.06.2019 - 10:51

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të rifillojnë negociatat tregtare duke hedhur kështu hapat e parë që kanë nxitur një ngadalësim ekonomik global.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping arritën marrëveshjen në prag të samitit G20 në Japoni.

Trump tha se bisedimet ishin “të shkëlqyera”. Ai kishte kërcënuar të imponojë një shtesë prej 300 miliardë dollarë në tarifat për importet kineze.

Megjithatë, pas takimit në Osaka, ai konfirmoi se Uashingtoni nuk do të shtonte tarifat shtesë dhe se ai do të vazhdonte të negocionte me Pekinin “për momentin”.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se kompanitë amerikane mund të vazhdojnë t’i shesin firmës teknologjike kineze Huawei, të cilën Uashingtoni e ka ndaluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Ky veprim duket të jetë një koncesion i madh për Pekinin, thotë Rupert Wingfield-Hayes i BBC, në Osaka.

SHBA dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha në botë, kanë nisur një luftë të dëmshme tregtare gjatë vitit të kaluar.

Trump akuzoi Kinën për vjedhjen e pronës intelektuale dhe se i detyron firmat amerikane të ndajnë sekretet tregtare në mënyrë që të bëjnë biznes në Kinë. Kina, nga ana tjetër, tha se kërkesat e SHBA për reformën e biznesit ishin të paarsyeshme.

Duke folur pas takimit të tij me Xi, presidenti amerikan tha se negociatat ishin “në rrugën e duhur”.

Në një deklaratë, ministria e jashtme e Kinës tha se negociatorët nga të dyja palët do të diskutonin detajet specifike.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Kinës Xinhua gjithashtu citoi Xi të thoshte: “Kina dhe SHBA kanë interesa shumë të integruara dhe fusha bashkëpunimi të gjera dhe nuk duhet të bien në të ashtuquajturat kurthe të konfliktit dhe konfrontimit”.

Pra, masa e fundit e SHBA nuk sjell një përfundim të plotë të mosmarrëveshjes. Trump tha se situata e Huawei do të trajtohet me në fund të bisedimeve tregtare midis SHBA dhe Kinës.