MENU
klinika

Pushteti pret integrimet

M. e Veriut në krizë, opozita kërkon zgjedhje

30.06.2019 - 13:42

Në Maqedoninë e Veriut janë shtuar zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pas opozitës shqiptare e cila këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të dështimit të qeverisjes aktuale, dje një kërkesë e tillë është përsëritur edhe nga kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili ka ftuar kryeministrin dhe liderin e LSDM, Zoran Zaev që sa më shpejt të shpallë zgjedhje dhe se kjo do të jetë në të mirë të vendit.

Por debatet e fundit në koluaret partiake është rreth tajmingut të këtyre zgjedhjeve.

Siç mëson INA, partitë në pushtet kanë si opsion që zgjedhjet të mbahen në shkurt të 2020, pasi që të sigurohet anëtarësimi në NATO dhe data për fillimin e bisedimeve me BE-në. Kjo periudhë siç bëhet e ditur planifikohet edhe për shkak të regjistrimit të popullsisë të caktuar për në prill të 2020, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, kalkulohet edhe për data tjera.

Nga opozita kanë përsëritur që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e rregullta janë në fund të 2020.