MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Bllokuan procesin zgjedhor, arrestohen punonjësit e Bashkisë

29.06.2019 - 09:11

Dy punonjës të bashkisë së Pogradecit janë arrestuar pasi u kapën duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht të caktuara nga KQZ si qendra votimi.

Në pranga u vunë punonjësit me iniciale S.B., 61 vjeç dhe G.B., 59 vjeç, të banues në Pogradec. Ata janë me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit në këtë bashki.

Dy të arrestuarit mbyllën me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr. 2 dhe nr. 5 të qytetit të Pogradecit, që u vendosën dhe miratuan nga KQZ si qendra votimi.

“Janë arrestuar S.B, 61 vjeç dhe G.B, 59 vjeç, banues në Pogradec, (të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec). Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit