Lewis Hamilton dhe Mercedes vazhdojnë të dominojnë garat e Formula 1 për Botërorin e këtij viti.
Piloti britanik nuk kishte rivalë në Çmimin e Madh të Francës, duke triumfuar në garën e 6-të sezonale nga 8 të zhvilluara gjithsej.
Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër Mercedesit, Valtery Bottas, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Charles Leclerc.
Vetëm vendi i katërt Max Vertasppen, që i parapriu në finish Sebastain Vettelit.
Askush nuk e kishte menduar, pa u nisur sezoni, se Mercedesi me pilotët e tij do të kishte një diferencë kaq të madhe me rivalët, duke i fituar të gjitha garat.
Në renditjen e përgjithshme Hamilton kryeson me 187 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Bottas, ndjek me 151 pikë.
Vendi i tretë për Vettel, me 111 pikë, shumë pak për të pretenduar zbritjen e britanikut nga froni.