MENU
klinika

Leskovik

Merr jetë qyteti i sazeve, mblidhen orkestrat popullore

08.06.2019 - 15:46

Leskoviku, qyteti i njohur për sazet është kthyer në mikpritësin e grupeve të kësaj muzike dhe vlerave të saj.

Në ditët kur kjo traditë po mbijeton me vështirësi ka ende të rinj të cilët e kultivojnë.

Takimi i instrumentistëve të rinj, trashëguesve të kësaj tradite të rëndësishme ka sjellë bukurinë e këngëve dhe valleve leskoviqare dhe jo vetëm.

“Leskovik o fryn një erë” është titulluar festivali që ka bërë bashkë grupe nga krahina e jugut duke sjellë performancat e tyre të veçanta.

Për mjeshtrin e klarinetës, Aleks Xhelili, Festivali synon të kthehet në një traditë që do ti japë një dimension të ri kësaj muzike dhe vazhdimësisë së saj.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse