MENU
klinika

Letra

Meta e fton në takim, Rama: Kam zgjedhje, jam i zënë!

26.06.2019 - 22:09

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Presidenti Meta bën një tjetër lëvizje.

Përmes një letre që Presidenca i ka dërguar Kryeministrisë, Kreu i Shtetit Ilir Meta e fton kryeministrin Rama nesër në një takim.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Rama, i cili ka publikuar në Twitter përgjigjen refuzuese:

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu