07.06.2019 - 17:14
Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Berlin foli edhe për organizatën ushtarake të NATO-s.
Kreu i shtetit u shpreh se NATO është një vlerë e shtuar e paqes së kombeve europianë.
“Ne e kemi konsideruar gjithmonë kufirin e zgjeruar të #NATO-s në rajon si një vlerë për të ndjekur paqen e bashkësisë sonë të popujve, të cilët për një kohë të gjatë e shikonin si të pamundur bashkëjetesën me njëri-tjetrin.
Ne duhet të jemi fuqimisht të vendosur në mbrojtje të këtij partneriteti, në forcimin e aleancës transatlantike, në ruajtjen e vlerave thelbësore që lidhin e bëjnë bashkë veçanërisht, të rinjtë tanë.#PrayerBreakfast #Berlin”, shkruan Presidenti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Reagon Presidenti
Përgjimet/ Meta: Asnjë urdhër nuk ka autoritet për…
Mesazhi për Festën e Bajramit
E nesërmja një ditë e shenjtë, Meta uron besimtarët myslimanë
Situata politike